PROGRAMI ORIENTUES PĖR PĖRGATITJEN E PROVIMIT KOMBĖTAR TĖ MATURĖS SHTETĖRORE LĖNDA: GJUHĖ SHQIPE DHE LETĖRSI BĖRTHAMĖ (PROVIM I DETYRUAR)
29.02.2012
INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT
PROGRAMI ORIENTUES
PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR
TË MATURËS SHTETËRORE PËR GJIMNAZIN
DHE GJIMNAZIN ME ORIENTIM GJUHËSOR
LËNDA:
GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI BËRTHAMË
(PROVIM I DETYRUAR)
Koordinatore: Erida Koleci
VITI MËSIMOR 2011 – 20122
Hyrje
Lënda e Gjuhës shqipe dhe e Letërsisë është provim i detyruar i Maturës Shtetërore për të gjithë
nxënësit që mbarojnë gjimnazin. Për këtë, ata do t’i nënshtrohen një testi, në përbërje të të cilit
do të jenë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë lëndë gjatë gjithë viteve të gjimnazit.
Ky test do të zhvillohet mbi bazën e PROGRAMIT ORIENTUES, i cili ndihmon nxënësit
dhe mësuesit në fazën parapërgatitore. Programi, gjithashtu, u vjen në ndihmë inspektorëve të
IKAP-it, për të monitoruar planifikimin e mësuesit me qëllim sistemimin dhe përforcimin e
njohurive të nxënësve.
Programi orientues është mbështetur:
− në programet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në kurrikulën bërthamë;
− në Udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit;
− në standardet e fushës së gjuhës shqipe dhe letërsisë;
− në Udhëzimin e MASh-it, Nr. 40, datë 12.10.2011 “Për zhvillimin e provimeve të Maturës
Shtetërore 2012”.
Udhëzime të përgjithshme
Programi i gjimnazit nuk paraqitet me tema mësimore, por me objektiva që e vënë theksin në
rezultatet e të nxënit. Objektivat e programit të lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë realizohen
nëpërmjet teksteve (teksti tregimtar, teksti poetik, teksti dramatik, teksti bindës/argumentues,
teksti përshkrues, teksti shpjegues, teksti informativ, teksti eseistik, teksti kulturologjik). Fakti që
nxënësi përballet dhe ushtrohet në tekste të ndryshme, e bën më të lehtë “transferimin” dhe
përdorimin e koncepteve, njohurive e aftësive edhe në tekste të tjera.
Kësisoj, testi i Maturës Shtetërore:
- Do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst
dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst
eseistik, tekst kulturologjik), jo domosdoshmërisht të punuara në klasë.
- Do të ndërtohet në mënyrë të tillë ku të jenë të përfshira të tri nivelet e vështirësisë. Peshat
specifike për çdo nivel do të jenë:
- Niveli bazë: 40%
- Niveli mesatar: 40%
- Niveli i lartë: 20%3
Struktura e testit do të jetë:
Pjesa e parë: tekst joletrar (40%)
Pjesa e dytë: tekst letrar (30%)
Pjesa e tretë: tekst letrar (30%)
Dy tekstet letrare në test do t’u takojnë:
- një autori shqiptar dhe një autori të huaj;
- dy gjinive të ndryshme (prozë, poezi dhe dramë).
Kjo do të thotë që, në përgatitjen e maturantëve për provimin e Maturës Shtetërore, do të punohet për
përvetësimin e aftësive dhe teknikave zbuluese, shpjeguese, zbatuese, analizuese, sintetizuese dhe
vlerësuese. Këto aftësi dhe teknika nxënësit do t’i demonstrojnë dhe do t’i zbatojnë në tekste
tregimtare, poetike, dramatike, bindëse/argumentuese, përshkruese, shpjeguese, informative,
eseistike, kulturologjike, të punuara apo jo më parë në klasë.
Pra, nxënësit duhet të aftësohen për objektivat e programit orientues. Ata duhet të jenë të aftë të
demostrojnë arritjet e tyre në të gjitha llojet e teksteve.
- Objektivat e programit orientues, sipas linjave janë:
TË LEXUARIT
Linja Objektivat
Njohuritë mbi fjalën
a) Të kuptuarit dhe përdorimi i
drejtë i kuptimit të fjalës.
b) Interpretimi i kuptimeve të dyta,
si pasuri gjuhësore brenda
situatës tekstore.
c) Vlerësimi i kuptimeve të
figurshme të fjalëve.
Nxënësi të jetë i aftë:
- të zbulojë kuptimin me të cilin del fjala, në
kontekstin që përdoret;
- të interpretojë kuptimet e figurshme të fjalëve, si
pasuri e shprehjes artistike në një tekst letrar;
- të interpretojë kuptimet e dyta të fjalëve, si pasuri
gjuhësore e shqipes brenda situatës dhe hapësirës
tekstore;
- të dallojë kuptimet e figurshme si njësi gjuhësore
nga përdorimet e figurshme si njësi të stilistikës
letrare;
- të vlerësojë kuptimet e figurshme të fjalëve, si pasuri
e shprehjes artistike në një tekst.
Strategjitë e të lexuarit
a) Përdorimi i strategjive të të
lexuarit për të kuptuar një tekst.
Nxënësi të jetë i aftë:
- të zbatojë strategji të tilla të të lexuarit, si: strategjia
e hartës së tekstit, e problemzgjidhjes, e
përmbledhjes dhe e diagramit të Venit;4
b) Identifikimi i veçorive të
teksteve.
c) Evidentimi i veçantive të
llojeve të ndryshme të teksteve
dhe krahasimi mes tyre.
d) Zbulimi dhe vlerësimi i
pozicionit të autorit.
- të përdorë informacionin e tekstit për të zbuluar
nëntekstin dhe për të nxjerrë përfundime;
- të parafrazojë informacionin e marrë nga tekste të
llojeve të ndryshme;
- të bëjë përmbledhjen e një teksti;
- të zbulojë tipare të përbashkëta dhe dalluese
ndërmjet teksteve të ndryshme në lidhje me:
personazhet, temën, problemzgjidhjen, lidhjen e
ndërmjetme dhe relacione të tjera;
- të vlerësojë stilin e autorit në tekste të ndryshme.
Pasurimi i fjalorit
a) Zbulimi dhe përdorimi i
dukurive gjuhësore, si:
polisemia, homonimia,
sinonimia, antonimia, shprehjet
frazeologjike.
b) Vlerësimi i figurshmërisë së
përdorur në tekste të ndryshme,
përmes burimeve gjuhësore të
shprehësisë.
Nxënësi të jetë i aftë:
- të përdorë gjerësisht dhe me efikasitet dukuritë
semantike, si: polisemia, homonimia, sinonimia,
antonimia;
- të analizojë figurshmërinë e përdorur në tekste të
ndryshme përmes burimeve gjuhësore të shprehësisë
(fonetike, morfologjike, leksikologjike, sintaksore),
për të pasuruar fjalorin;
- të pasurojë fjalorin përmes krijimit të fjalëve e të
kuptimeve të reja dhe futjes në përdorim të fjalëve
dialektore me vlera shënuese e shprehëse;
- të pasurojë fjalorin me fjalë të huaja të
domosdoshme, duke mënjanuar fjalët e huaja të
panevojshme.
Aftësitë e të kuptuarit të tekstit
dhe reflektimi ndaj tij
Përdorimi i njohurive dhe aftësive
për të kuptuar tekstin:
a) Evidentimi i rolit të fjalëve në
krijimin e tonit dhe atmosferës së
veprës.
b) Interpretimi i një vepre në
drejtim të arritjes artistike,
gjuhësore, filozofike, shoqërore e
psikologjike.
Nxënësi të jetë i aftë:
- të analizojë tekstin (letrar dhe joletrar), si formë e
larmishme e ligjërimit;
- të tregojë se si teksti pasqyron artistikisht
marrëdhënie historiko-shoqërore të një periudhe
kohore të caktuar;
- të identifikojë karakteristika të kompozicionit në
tekste të ndryshme;
- të identifikojë karakteristika përmbajtësore të
teksteve (tema, tematika, motivi, karakteret);
- të dallojë faktin nga opinioni, duke përdorur
informacione nga teksti, argumente logjike dhe
këndvështrim vetjak;
- të dallojë lidhjen logjike të argumenteve në tekste të
ndryshme;
- të zbulojë qëndrimin e autorit ndaj “lëndës” që
trajton dhe ndaj lexuesit të cilit i drejtohet;
- të zbulojë se si përdorimi i fjalëve të autorit krijon
tonin dhe atmosferën e përgjithshme të veprës;5
- të interpretojë një vepër në drejtim të arritjes
artistike, gjuhësore, filozofike, shoqërore e
psikologjike;
- të zbulojë tipare të përbashkëta dhe dalluese midis
një teksti të traditës letrare dhe një shkrimi
bashkëkohor, duke i vendosur në marrëdhënie
krahasuese.
TË SHKRUARIT
Linja Objektivat
Shkrimi si proces
a) Përfshirja në hapat e
domosdoshëm të procesit të të
shkruarit.
b) Njohja dhe përdorimi i
elementeve të sistemit të
vlerësimit.
Nxënësi të jetë i aftë:
- të përfshihet në të gjitha hapat e procesit të të
shkruarit: parashkrimi, draftimi, rishikimi
(redaktimi e korrektimi);
- të përdorë elementet e sistemit të vlerësimit (ideja
kryesore, nënidetë, organizimi, drejtshkrimi, fjalori,
saktësia gramatikore, referencat) për shkrimin e tij.
Shkrimi si produkt
a) Realizimi i një shkrimi për
tema, qëllime dhe audienca të
caktuara.
b) Përdorimi i elementeve të
domosdoshme për të përfunduar
një shkrim.
Nxënësi të jetë i aftë:
- të shkruajë tekste me disa paragrafë duke zhvilluar
një ide kryesore;
- të përdorë gjuhë të saktë, detaje specifike,
përshkrime, shembuj, përkufizim, analogji;
- të shkruajë pjesën në mënyrë të tillë që të bindë
lexues të ndryshëm;
- të zgjedhë fjalët dhe format gjuhësore për të
shprehur ngjyrime emocionale personale etj.;
- të përdorë stil vetjak dhe autorial për të tërhequr
vëmendjen e audiencës;
- të përdorë drejt kuptimet e para dhe të dyta të
fjalëve;
- të përdorë struktura, të tilla si: kronologjia,
sekuenca, titujt, nëntitujt etj.
Format e shkrimit, audienca dhe
qëllimet
a) Demonstrimi i aftësive për të
shkruar në forma të ndryshme,
për një shumëllojshmëri
Nxënësi të jetë i aftë:
- të shkruajë lloje të ndryshme tekstesh, të cilat:
- zhvillojnë një ide,
- kanë një organizim strukturor të përshtatshëm me 6
audiencash dhe qëllimesh, si dhe
duke zbatuar kriteret e
domosdoshme për çdo formë.
qëllimin, audiencën dhe kontekstin,
- përfshijnë informacione të rëndësishme, duke
përjashtuar informacionet më pak të rëndësishme,
- mbështesin gjykimet me të dhëna të përshtatshme e
thelbësore, si dhe me detaje të përzgjedhura;
- të vlerësojë si ndikojnë mbi audiencën elemente, të
tilla si: stili, mjetet letrare, përzgjedhja e fjalëve,
toni, përmbajtja e këndvështrimi.
Drejtshkrimi dhe pikësimi
a) Zbatimi i rregullave të
drejtshkrimit dhe të pikësimit.
b) Zbatimi i njohurive të gjuhës
standarde shqipe.
Nxënësi të jetë i aftë:
- të përdorë rregullat drejtshkrimore të gjuhës
standarde në të gjitha shkrimet;
- të përdorë njohuri të gjuhës standarde për të
redaktuar shkrimin vetjak;
- të përdorë rregullat e pikësimit të gjuhës standarde
në të gjitha shkrimet e tij.
- Lista e veprave nga do të përzgjidhen dy fragmentet e tekstit letrar në testimin
kombëtar:
Poezi
Epi i Gilgameshit, Homeri “Iliada”, Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”, N. Frashëri
“Lulet e verës”, De Rada “Këngët e Milosaos”, Bajron “Cajld Harold”, N. Frashëri” Histori e
Skënderbeut”, Fishta “Mrizi i zanave”, Pushkin “Eugen Onjegin”, Poradeci “Lirika”, Migjeni
“Vargjet e lira”, Camaj “Palimpsest”, I. Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”, Uitman “Fije
bari”, Bodler “Lulet e së keqes”.
Prozë
Servantes “Don Kishoti”, Barleti “Historia e Skënderbeut”, Hygo “Katedralja e Parisit”, Pashko
Vasa “Bardha e Temalit”, Balzak “Evgjeni Grande”, “Xha Gorio”, P. Marko “Qyteti i fundit”,
Kadare “Kështjella”/“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, K. Trebeshina “Kënga shqiptare”, Kamy “I
huaji”, Markes “100 vjet vetmi”, E. Koliqi “Vepra”, Camaj “Karpa”, Kasem Trebeshina “Odin
Mondvalsen”.
Dramë
Eskili “Prometeu”, Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, Shekspir “Nata e dymbëdhjetë”, Molier
“Mizantropi”, Shekspir “Mbreti Lir”/ “Makbeth”/ “Hamleti”, Ibsen “Shtëpi kukulle”/”Armiku i
popullit”, Çajupi “14 vjeç dhëndër”, Fishta “Jerina ose mbretëresha e luleve”, Miler “Pamje nga
Ura”, E. Haxhiademi ”Abeli”, Noli “Izraelitë dhe filistinë ”, A. Pashku “Drama”.


