Studentet qe vazhdojne studimet



Mësimdhënia dhe Studimi

 a.   Universiteti Planetar i Tiranës (SHLP) ofron modelin edukimit që zhvillon aftësitë analitike, kultivon mendimin e pavarur dhe inkurajon nisma personale tek të gjithë studentët e tij. Këto parime pasqyrohen qartë në kurrikulën dhe metodat e përditshme të mësimdhënies dhe të studimit.

b.   Grupe me numër të vogël studentësh për të mundësuar  një komunikim dhe ndërveprim të natyrshëm ndërmjet pedagogëve dhe studentëve. 

c.    Leksione interaktive që kanë për qëllim të ofrojnë një paraqitje tërësore të lëndës duke përdoruri teknika dhe teknologji të përparuara audio-vizuale për të rritur efektivitetin e mësimdhënies.

d.   Raport të harmonizuar ndërmjet orëve të leksioneve dhe atyre të kursit praktik për laboratorë, praktika, seminare, ushtrime etj.

f.     Praktika laboratorike aktive në laboratorët e biologjisë, kimisë, fizikës, farmaceutikës, informatikës, si dhe në kabinetet e infermieristikës, të informatikës, të metodikës e së fundi edhe në atë të robotistikës etj.

g.   Projekte dhe detyra kursi në shumë lëndë mësimore. Gjatë programit akademik parashikohen edhe praktika laboratorike. Kjo metodë mësimore paraqet një rëndësi të madhe sidomos për lëndët me prirje shkencore. Për këtë arsye, ekzistojnë orë të parashikuara laboratori të përfshira në program, ku studentët, në prani të pedagogëve, zbatojnë në praktikë njohuritë teorike të mësuara gjatë leksioneve ku studentët paraqesin dhe prezantojnë punimet e tyre të përzgjedhura në mënyrë të pavarur. Këto punime zhvillojnë aftësitë komunikuese dhe profesionale të studentëve dhe sigurojnë një vlerësim më objektiv të tyre.

i.     Konferenca dhe simpoziume shkencore ku marrin pjesë edhe studentët mbi bazën e tematikave të veçanta sipas drejtimeve të studimit që përfshihen në UPT.

j.     Cikle leksionesh të lëndëve të veçanta të zhvilluara nga lektorë të huaj të shquar në fushën e tyre që  studentët të kenë mundësinë të pyesin, diskutojnë dhe të debatojnë për çështje konkrete të trajtuara nga studiues të mirëfillet të fushës përkatëse.

  Shërbimet Studentore

Universiteti Planetar i Tiranës ofron disa shërbime studentore për të cilat funksionojnë:

·         Zyra e Shërbimeve Studentore,

·         Qendra e Këshillimit,

·         Qendra e Shërbimeve Kompjuterike,

·         Zyra e Karrierës dhe Punësimit,

·         Shërbime për Studentët me Aftësi të Kufizuara.