Sherbimet ne UPT



Universiteti Planetar i Tiranës, krahas formimit akademik e profesional, ofron edhe shërbime mbështetëse për studentët, që nga punësimi me kohë të pjesëshme në universitet, deri te këshillimi për jetesën dhe sistemimin, si edhe informacionin mbi jetën social-kulturore studentore. Këshillimi është orientuar si një shërbim konfidencial me afat të shkurtër. 

Universiteti Planetar i Tiranës ofron shërbime të specializuara edhe për studentë me nevoja të veçanta në mënyrë që ata të përshtaten sa më mirë në mjediset dhe jetën e universitetit.

Universiteti Planetar i Tiranës ofron falas për studentët disa shërbime, si: Mesimi i gjuhes Italiane si gjuhe e dyte, fotokopjime , internet, printime dhe shërbime të tjera kompjuterike. Kur studenti ka njohuri të kufizuara për programe të veçanta të teknologjisë së informacionit, universiteti i siguron asistencë falas.

Universiteti Planetar i Tiranës synon t’u ofrojë studentëve mundësi punësimi brenda mjediseve të tij gjatë periudhës të studimeve, duke u mundësuar kështu që nga të ardhurat e fituara të studentët arrijnë të shlyejnë deri në 100 % të tarifës së shkollimit. Ndër mundësitë e punësimit përmendim shërbimet në bibliotekë, laboratorë,  sallën e internetit (IT), kabinete dhe në shërbime të tjera. 

Zyra e këshillimit të karrierës  

 

Zyra e këshillimit të  karrierës funksionon pranë universitetit si pjesë përbërëse e strukturës së tij.  Funksionet e zyrës së këshillimit të karrieres përcaktohen nga rregullorja e universitetit dhe udhëzimet e rektoratit

Zyra e këshillimit të karrierës ka këto detyra : 

         Organizon praktikat mësimore të studentëve nëpër institucione shtetërore e private  në përputhje me kërkesat e programit të studimit dhe pritshmërisë së punësimit të tyre

         Mban kontakte të vazhdueshme me operator vendas dhe të huaj për tu informuar për hapësirat që ofron tregu i punës.

         Njeh studentët me ofertat dhe ndihmon në vendosjen e kontakteve dhe përgatitjen e dokumentacionit për aplikim për punë

         Përgatitje e aplikantit ( studentit) për një paraqitje sa më dinjitoze në intervistën e punës

 Dhënia e informacionit për pjesmarrje në trajnime , konferenca e seminare,   brenda apo jashtë vendit dhe këshillim për paraqitjen dhe prezantimet në to. 

      Informon  studentët për vendin dhe datat  e organizimit të panaireve të punësimit

         Krijon dhe administron librin e karrierës së studentëve në formë elektronike dhe hardcopy

         Ndjek proçesin e punësimit të studentëve pas mbarimit të studimeve në Universitetin Planetar të Tiranës dhe pasqyron të dhënat në librin e karrierës

   Vendos kontakte të brezave të studentëve me njëri tjetrin për transmetimin e përvojës dhe informacionin për  tregun e punës

         Në bashkëveprim me departamentet përkatëse harton instrumenta konkret të vëzhgimit për seicilin program për praktikën profesionale ose atë institucionale

         Bën propozime konkrete për ndryshime në programet e studimit (kurrikulat) nisur nga përvojat e grumbulluara në praktikat profesionale dhe kërkesat e reja të tregut të punës.