Fakulteti i edukimit dhe shkencave sociale



 Në këtë fakultet ofrohen studime në këto degë:

- MËSUES I ARSIMIT  PARASHKOLLOR (EDUKATORE KOPSHTI) (shkarko programin e studimit)

- MËSUESI I ARSIMIT FILLOR (shkarko programin e studimit)

- PSIKOLOGJI (shkarko programin e studimit)

- SOCIOLOGJI (shkarko programin e studimit)

- JURIDIK-ADMINISTRIM PUBLIK

- JURIDIK-SHKENCA EKONOMIKE

Si edhe 4 programe të nivelit të dytë :

- Master i Shkencava në "Shkenca Edukimi" 

- Master i Shkencava në "Mësues i arsimit fillor"

- Master Profesional në "Drejtim dhe administrim i arsimit"

- Master i shkencave në Shkenca Sociale

 

Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Sociale synon të përgatitë studentët në fushën e mësuesisë, drejtesise, psikologjisë dhe sociologjisë. Sistemi i kurrikulave i këtij fakulteti është ndërtuar duke kombinuar konceptet bazë teorike me ato praktike, në mënyrë që studentët të orientohen lehtë në tregun e punës. Në këtë fakultet i është dhënë një rëndësi e veçantë kultures së teknologjisë së informacionit dhe zotërimit të gjuhës angleze në funksion të profesionit të ardhshëm në të cilin do të diplomohen studentët. Lëndët do të zhvillohen të moduluara, të organizuara në 7 provime në vit. Vlerësimi i studentëve do të bazohet në ecurinë vjetore në praktika, laboratorë, seminare e ushtrime si dhe në kontrollin përfundimtar. Pjesa më e madhe e pedagogëve janë me tituj e grada shkencore, si dhe me një përvojë të spikatur në kërkimin shkencor e mësimdhënie, Brenda dhe jashtë vendit. Programet e Studimit në këtë Fakultet janë të ndërtuara sipas Kartës së Bolonjës. Për marrjen e Diplomës Bachelor çdo student duhet të përmbushë 180 kredite. Pas marrjes së kësaj diploma universitare, secili nga studentët ka mundësi që të fillojë punë ose të vazhdojë studimet master dhe më tej edhe doktoraturën.

 

Rregullorja e Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Sociale (Shkarko PDF)