Fakulteti i shkencave tė zbatuara



 Në këtë fakultet ofrohen studime në këto degë:

- INFERMIERI E PËRGJITHSHME  (shkarko programin e studimit)

- TEKNOLOGJI DHE SHKENCA FARMACEUTIKE  (shkarko programin e studimit)

- INFORMATIKË EKONOMIKE (shkarko programin e studimit)

- INFORMATIKË (TEKNOLOGJI INFORMACIONI) (shkarko programin e studimit)

- FINANCË DHE SHKENCA JURIDIKE (shkarko programin e studimit)

- FINANCË-KONTABILITET (shkarko programin e studimit)

- FARMACI (shkarko programin e studimit)

- INXHINIERI INFORMATIKE-ELEKTRONIKE

- INXHINIERI ELEKTRONIKE-TELEKOMUNIKACIONI

- INXHINIERI ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE

- INXHINIERI MEKATRONIKE 

NË NIVELIN E DYTË , MASTER:

- MASTER PROFESIONAL NË "INFERMIERI KLINIKE "

- MASTER PROFESIONAL NË "INFERMIERI KIRURGJIKALE "

- MASTER PROFESIONAL NË "INFERMIERI PEDIATRIKE "

- MASTER PROFESIONAL NË "INFERMIERI GERIATRIKE "

- MASTER PROFESIONAL NË "MENAXHIM TRANSPORTI, TRAFIKU  E SIGURIE RRUGORE"

Fakulteti i Shkencave të Zbatuara synon të përgatitë studentët në fushën e Infermieristikës, Teknologjisë dhe Shkencave Farmaceutike, Informatikës Ekonomike, Teknologjisë së Informacionit,  Financës dhe Shkencave Juridike, Financë-Kontabilitetit, Inxhinieri Informatike-Elektronike, Inxhinieri Elektronike-telekomunikacioni dhe Farmaceutikë. Sistemi i kurrikulave i këtij fakulteti është hartuar duke kombinuar në raporte optimal sasinë e orëve që planifikohen për njohuritë teorike dhe ato praktike, në mënyrë që studentët të orientohen lehtë në tregun e punës. Në këtë fakultet i është dhënë një rëndësi e veçantë kultures së zotërimit të gjuhës angleze në funksion të profesionit të ardhshëm në të cilin do të diplomohen studentët. Lëndët do të zhvillohen të moduluara, të organizuara në 7 provime në vit. Vlerësimi i studentëve do të bazohet në ecurinë vjetore në praktika, laboratorë, seminare e ushtrime si dhe në kontrollin përfundimtar. Pjesa më e madhe e pedagogëve të këtij fakulteti janë me tituj e grada shkencore, si dhe me një përvojë të spikatur në kërkimin shkencor e mësimdhënie, Brenda dhe jashtë vendit. Programet e Studimit në këtë Fakultet janë të ndërtuara sipas Kartës së Bolonjës. Për marrjen e Diplomës Bachelor çdo student duhet të përmbushë 180 kredite. Pas marrjes së kësaj diploma universitare, secili nga studentët ka mundësi që të vazhdojë studimet master dhe më tej edhe doktoraturën. Për marrjen e Diplomës së Integruar të Nivelit të Dytë (Master i Shkencave) në degën Farmaci, çdo student duhet të përmbushë 300 kredite. Pas marrjes së kësaj diplome universitare, secili nga studentët ka mundësi të fillojë punë ose të vazhdojë studimet për doktoraturë.

Rregullorja e Fakultetit t ë  Shkencave të Zbatuara (Shkarko PDF)